“Jemi të zhgënjyer”/ Deklaratat e kryeministrit Kurti, Prattipati:Veprime që dobësojnë stabilitetin politik e ekonomik

“Jemi të zhgënjyer”/ Deklaratat e kryeministrit Kurti, Prattipati:Veprime që dobësojnë stabilitetin politik e ekonomik

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, në një deklaratë  ka thënë se është e zhgënjyer me deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti lidhur me Gjykatën Kushtetuese, i cili në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje e kishte quajtur ‘hije politike të opozitës’ ndaj Vetëvendosjes. E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Prattipati tutje ka thënë se këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës. “Jemi të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti, të cilat kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. Këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës dhe përkeqësojnë tensionet ndëretnike”, ka theksuar Prattipati . Ajo tutje ka thënë se çdo...