Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama tregon bisedën me ministren AI, Bardhi: Diella është pseudonimi i Linda Ramës, mirë do ishte ta pyeste për…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar me ironi pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të një bashkëbisedimi në rrjetin “X” me ministren e krijuar virtualisht, të quajtur “Diella”. Në një deklaratë për mediat dhe në rrjetet sociale, Bardhi e ka cilësuar “Diellën” si “pseudonimin e ri të Linda Ramës”, duke iu referuar bashkëshortes së kryeministrit dhe duke ngritur aludime për përfshirjen e saj në çështjet e teknologjisë dhe financave publike. “Edi Rama paska komunikuar me ‘Diellën’, pseudonimi i ri i Linda Ramës, e cila për shkak të eksperiencës që ka me teknologjinë e informacionit, posaçërisht me tenderat e AKSHI-it, është shpallur Ministre virtuale”, shkroi Bardhi. Ai shtoi me tone thumbuese se kryeministri duhej ta pyeste “Diellën” për fondet...