Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Presdenti Begaj për të marrë dekretimin

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Presdenti Begaj për të marrë dekretimin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar emrat e ministrave të rinj kreut të Shtetit, Bajram Begaj për t’i dekretuar. Kreu i qeverisë u prit në godinën presidenciale nga kreu i Shtetit, Bajram Begaj. Pritet që Begaj të dekretojë emrat e ministrave të rinj për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re dhe nisjes së punës nga kabineti. Sakaq, ditën e sotme në orën 17:00 pritet që në Kuvend të kryhet betimi i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë nisi ditën e sotme në orën 10:00, ndërsë të pranishëm në sallë ishin edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në vend, ndërsa në sallë nuk munguan as tensionet.