Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë, inflacioni arrin në 4,5%

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë, inflacioni arrin në 4,5%

Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje 4.5 për qind në muajin gusht të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.Qytetarët e Kosovës po ndiejnë çdo ditë në xhepat e tyre rritjen e çmimeve. Nga energjia elektrike te ushqimet bazë, çdo sektor ka shkuar lart, ndërsa pak gjëra kanë rënë.Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për Gusht 2025, sipas të cilit çmimet e konsumit kanë shënuar një rritje vjetore prej 4,5%, ndërsa krahasuar me muajin Korrik 2025, inflacioni mujor ka qenë 0,5%.Rritja vjetore e çmimeve lidhet kryesisht me grupet që ndikojnë më shumë në xhepin e qytetarëve: energjia elektrike dhe pushimet e organizuara kanë shënuar rritje prej 17,1%, kafja, çaji dhe...