Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha: Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit
Pas përfundimit të seancës parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, e cilësoi institucionin si një “narkoparlament”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të rregullores dhe Kushtetutës. Berisha u shpreh se Rama nisi ndryshimet në komisionet parlamentare pa miratuar më parë ndryshimet në rregullore, duke theksuar se parlamenti është “asgjësuar që dje”. I pyetur për praninë e ambasadorëve në sallë, Berisha tha se ai flet për qytetarët shqiptarë dhe përsëriti akuzat për lidhje të mazhorancës me kartelet e drogës. Berisha kritikoi gjithashtu kryesimin e seancës nga deputeti Vasil Llaja, të cilin e cilësoi të papërgatitur dhe të manipuluar. Sipas Berishës, kjo është një tjetër dëshmi e degradimit të institucioneve në vend. “Ky është një narkoparlament. A e...