Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I ndiqte policia/ Vdes 18-vjeçari shqiptar në aksident, plagoset shoku
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Via Murri, në periferi të Bolonjës, ku një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën, ndërsa patrioti i tij 19-vjeçar u plagos dhe u dërgua në spital me dëmtime të moderuara. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur dy të rinj shqiptarë, banorë të qendrave për të mitur të huaj të pashoqëruar, u vunë re nga policia në semaforin në Via Tolmino. Dyshimet për moshën e re të shoferit dhe pasagjerit çuan në përpjekjen për t’i ndaluar, por pas një arratisjeje të shpejtë, makina u përfshi në një aksident fatal në Via Murri. Sipas hetimeve paraprake, mjeti tip Audi kaloi përmes disa rrugëve kryesore të qytetit para se të dilte nga rruga...