Bardhi: ‘Diella’, ministrija virtuale e Ramës, sfidon transparencën si Linda Rama me fondet e AKSHI-it

Bardhi: ‘Diella’, ministrija virtuale e Ramës, sfidon transparencën si Linda Rama me fondet e AKSHI-it

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një postim në Facebook, komentoi komunikimin e kryeministrit Edi Rama me “Diellën”, pseudonimin e ri të Linda Ramës, e cila është shpallur Ministre virtuale për shkak të përvojës së saj në teknologjinë e informacionit dhe veçanërisht në tenderat e AKSHI-it. Bardhi theksoi me ironi se do të ishte më se e nevojshme që Rama ta pyeste për fondet e AKSHI-it, ndërsa për çështjet e opozitës, sipas tij, ka kush t’u japë përgjigje. Sipas Bardhit, kjo situatë tregon qartë se qeveria po përdor figura virtuale dhe manipulime për të mbuluar korrupsionin dhe skandalet në institucionet publike duke anashkaluar transparencën dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve. Postimi i plotë: Edi Rama paska komunikuar me “Diellën”, pseudonimi i ri i Linda...