Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shtyhet seanca e parë plenare/ Ngrihet Komisioni Verifikimit të Mandateve, deputetët rikthehen pasdite për t’u betuar
Kuvendi mes tensioneve ka zgjedhur edhe Komisionin e Verifikimit të Mandateve të deputetëve në Kuvend. Partia Demokratike dhe opozita nuk paraqiti 3 emrat e saj duke protestuar të foltorja teksa Berisha kërkonte të mbante fjalim. Kurse kreu i grupit të PS, Taulant Balla në bazë të nenit nr. 2 të rregullores paraqiti emrat e PS për komisionin, mes tyre Milva Ikonomi, Olsi Komnici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi dhe Alkend Balla. Komisioni do përcaktojë kryetarin dhe më pas do verifikojë figurën e 140 deputetëve dhe mandatin e tyre, për t’ia paraqitur më pas Kuvendit në seancën që u shty në orën 17:00.