Dy karriget bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela munguan në parlament

Dy karriget bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela munguan në parlament

Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nisi sot seancën e parë plenare, por jo sipas traditës parlamentare. Deputeti më i vjetër në moshë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, refuzoi të hapte punimet, vendim që u pasua edhe nga deputeti tjetër i opozitës, Tritan Shehu. Në këto rrethana, drejtimin e seancës e mori deputeti i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, si më i vjetri pas dy demokratëve. Seanca u zhvillua në prani të trupit diplomatik dhe krerëve të komuniteteve fetare, ndërsa në sallë ishin gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Mes tyre, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe. Vëmendje tërhoqi mungesa e drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme, Olsian Çela dhe Altin Dumani. Dy karriget e...