Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Rregulla në shkolla, këshillat e prindërve me mandat 2-vjeçar dhe më shumë mbështetje psikosociale
Një paketë ndryshimesh duke nisur nga krijimi për herë të parë i kategorive të reja të deri te përforcimi i mbështetjes psikosociale ndaj nxënësve dhe në mënyrën e organizimit të këshillave të prindërve, janë miratuar nga Ministria e Arsimit te Rregullorja për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare.Në Rregulloren “Për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë” janë shtuar dy kategori të reja të institucioneve arsimore parauniversitare, si “shkolla me status të veçantë” dhe “qendër burimore”.“Shkollë me status të veçantë” do të jetë institucioni arsimor parauniversitar publik, i arsimit të orientuar me drejtim artistik dhe sportiv, i cili ka strukturë organizimi, kurrikul dhe mënyrë financimi të ndryshme nga IAPP-të.Ndërsa “Qendër burimore” është institucioni i arsimit special, që ofron arsim special dhe shërbime të veçanta...