Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nis me tensione seanca e parë plenare, PD: Nuk mund të ndryshohen komisionet pa u ndryshuar rregullorja
Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvend ka nisur me debate dhe tensione, duke krijuar si një ide se si do të jetë edhe qëndrimi i opozitës në seancat e ardhshme. Opozita ka shfaqur që në fillim pankarta me akuza ndaj eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste. Pas ngritjes së komisionit për verifikimin e mandateve, kreu i PD, Sali Berisha, kërkoi fjalën për procedurë. Fjalimi i tij u ndërpre, ç’ka shkaktoi një debat të ashpër. “Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk i lexoi emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, por vetëm presto nomet,” tha Berisha, ndërsa deputetë të tjerë opozitarë u mblodhën rreth foltores duke mbajtur pankarta. Drejtuesi i seancës, Vasil Llajo, i kërkoi Berishës dhe deputetëve...