Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dy karrige bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela nuk shkojnë në seancën hapëse
Paraditen e kësaj të premte është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Seanca u zhvillua në prani të trupit diplomatik dhe krerëve të komuniteteve fetare, ndërsa në sallë ishin gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Mes tyre, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe. Vëmendje tërhoqi mungesa e drejtuesve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme, Olsian Çela dhe Altin Dumani. Dy karriget e rezervuara për ta në lozhën e Kuvendit mbetën bosh, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet e mospjesëmarrjes së tyre në hapjen e legjislaturës së XI të parlamentit.