Historia e kishës që u mbrojt nga myslimanët dhe legjenda e Bukuroshes së Strumit

Historia e kishës që u mbrojt nga myslimanët dhe legjenda e Bukuroshes së Strumit

12 km larg qytetit të Fierit, ndodhet qyteti i Roskovecit, para pak vitesh një qytezë që njihej si një pikë lidhëse apo një stacion, mes Beratit dhe Fierit në kuadrin e rrugës “Egnatia”…tashmë me ndarjen e re territoriale një qytet brenda një bashkie më të madhe. Po të njëjtin rol, atë të “qytetit stacion” Roskoveci e ka gëzuar që në antikitet, kur aty kalonin udhëtarët nga dy pika të rëndësishme Apolonia dhe Berati. Si një i tillë, ende sot aty ka shenja që dëshmojnë për historinë e hershme, si kishat e kthyera në monument kulture apo të tjera pika të rëndësishme, por pak të njohura. Bashkë me objektet ekzistojnë edhe mitet. I tillë është edhe vajza myzeqare, apo Bukuroshja e Strumit, imazhi i një vajze...