Nis seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Deputeti socialist Llajo: Qytetarët nuk duan fjalë të kota, duan rezultate, le të bashkëpunojmë

Nis seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Deputeti socialist Llajo: Qytetarët nuk duan fjalë të kota, duan rezultate, le të bashkëpunojmë

Ka nisur zyrtarisht legjislatura e XI-të e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në sallën plenare do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Partia Socialiste hyn me 83 mandate, nga të cilat 53 janë emra të rinj. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë, ku 14 janë prurje të reja. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet. Sipas ligjit, seanca e parë duhet të drejtohej nga deputeti më i vjetër, gjë e cila i takonte liderit demokrat Sali Berisha, por ai së bashku me deputetin Tritan Shehu refuzuan dhe për këtë arsye seanca u drejtua...