Berisha shton sulmet ndaj SPAK dhe zbulon se kush do të jetë pasardhësi i Dumanit, kreu i PD shpërthen ndaj Ballës…

Berisha shton sulmet ndaj SPAK dhe zbulon se kush do të jetë pasardhësi i Dumanit, kreu i PD shpërthen ndaj Ballës…

Rigels Seliman Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shtuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe ndaj eksponentëve të Partisë Socialiste. Fillimisht duke folur para grupit parlamentar të PD, Berisha ka akuzuar dje kryeministrin Edi Rama për kapjen e drejtësisë dhe manipulimin e procesit të emërimit të pasardhësit të Altin Dumanit në krye të SPAK. Sipas Berishës, kandidati i parapëlqyer nga Rama është prokurori Kondili, dhe ky vendim është marrë pas një skeme të dirigjuar personalisht nga kreu i qeverisë, me mbështetje të verbër nga njerëzit e tij në sistem. Berisha denoncoi se SPAK është kthyer në një vegël të pushtetit për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur bosët e krimit dhe trafikantët e drogës. Ai theksoi se ligji antimafia është asgjësuar në...