Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tentuan të vrisnin Orges Buzin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim autorët e dyshuar (EMRAT)
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar dosjen për gjykim për ngjarjen e regjistruar më 30 Korrik 2023, në lagjen “Sheq i madh” në Fier, ku pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Enea (Ledion ) Nebiu dhe Klenis Kazazaj tentuan të vrisnin me armë zjarri Orges Buzin, i cili mbeti i plagosur. Enea (Ledion ) Nebiu dhe Klenis Kazazaj janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Fierit për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë ndaj Orges Buzit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municiionit” dhe “Moskallëzimi i krimit” “Pas kryerjes së veprime hetimore të plota u provua se, më datë 30.07.2023, rreth orës 04.00, viktima Orges Buzi ka qenë ulur në lokalin e kompleksit “Albes” në shoqërinë e personave të tjerë dhe aty...