Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Drejtoi për 2 vite ministrinë e Bujqësisë, Denaj: Reformuam sektorin dhe forcuam ekonominë rurale
Pas dy vitesh si ministre e Bujqësisë, Anila Denaj do të vazhdojë kontributin dhe angazhimin e saj politik vetëm si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Denaj përmend konkretisht progresin e bërë në përmirësimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen. Gjithashtu, Denaj uron ministrin e ri të Bujqësisë, Andis Sallën, me besimin se do të transformojë më tej një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit. Reagimi i plotë: Mirënjohje Kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural gjatë këtyre 2 viteve. Falenderim të gjithë bujqve dhe fermerëve, agropërpunuesve dhe përfaqësuesve të çdo njësie agroturistike që po lulëzojnë në çdo...