Mbi 1 milion mjete në qarkullim, rritje e makinave të gjeneratës më të fundit

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, rritje e makinave të gjeneratës më të fundit

Flota aktive e mjeteve arriti në mbi 1 milion në fund të tetëmujorit të këtij viti, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 41,1%, krahasuar me vitin 2020. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), flasin jo vetëm për rritje sasiore, por edhe një tendencë drejt përmirësimit cilësor të mjeteve në qarkullim, tregues ky që reflekton orientimin e qytetarëve drejt mjeteve më të sigurta, më efikase dhe të pajisura me teknologji moderne. Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025 janë regjistruar 66.521 mjete të reja, çka përbën një rritje prej 113% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Pjesa më e madhe e këtyre regjistrimeve i përket autoveturave, të cilat përbëjnë 82,1% të totalit, duke...