Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Merrnin deri në 35 mijë dollarë, goditet rrjeti që trafikonte njerëz në SHBA dhe Kanada, kush janë 3 të arrestuarit
Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen si të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore drejt Kanadasë e Shteteve të Bashkuara. Sipas policisë, në pranga ranë: Cerkez Nikoci, Hazir Maçi dhe Ardjan Pirani. Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, Hazir Maçi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kontrabanduar disa shqiptarë nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Më pas dërgoheshin në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera me qëllim final dërgimin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Për këtë ata siguronin dokumente udhëtimi të falsifikuara. Gjithashtu, dyshohet se i Maçi, me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, merrte shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë. Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve...