A jeni i lumtur si zëvendës i Gazment Bardhit? Belind Këlliçi flet “pa dorashka” në QUO VADIS

A jeni i lumtur si zëvendës i Gazment Bardhit? Belind Këlliçi flet “pa dorashka” në QUO VADIS

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi i ftuar në QUO VADIS të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar zgjedhjet e fundit në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat ku u caktua kryetari i grupit dhe nënkryetari i Kuvendit. I pyetur nga moderatorja Borakaj se a është i lumtur që do të jetë si zëvendësues i Gazment Bardhit në grupin parlamentar, Këlliçi tha se nuk kishte pritshmëri dhe as emocion, por do të punojë fort për të justifikuar pozicionin. Pjesë nga biseda: Borakaj: A je i lumtur si zëvendës i Gazment Bardhit? Këlliçi: Nuk kisha asnjë lloj pritshmërie, nuk kam asnjë lloj emocioni. Do të bëj maksimumin tim për të justifikuar votbesimin e deputetëve. Borakaj: Si tu duk qendrimi i Bujar Leskajt, dhe...