Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Transportonin ilegalisht eksplozivë nga Turqia, autoritetet gjeorgjiane arrestojnë dy ukrainasit
Autoritetet gjeorgjiane njoftuan sot arrestimin e dy ukrainasve, të cilët akuzohen për importim të paligjshëm të eksplozivëve të fuqishëm nga Turqia. Sipas shërbimeve të sigurisë, u zbulua një “automjet që mbante 2.4 kilogramë ciklonit”, një eksploziv i fuqishëm i njohur edhe si RDX, me përdorim të gjerë ushtarak. Një konferencë për shtyp njoftoi se “shërbimet e sigurisë shtetërore dhe Ministria e Brendshme kanë arrestuar dy shtetas ukrainas”. Autoritetet nuk kanë dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me qëllimet e të arrestuarve, duke vënë në dukje se hetimi po vazhdon për “posedim dhe transport të paligjshëm të eksplozivëve”. Qeveria gjeorgjiane po kritikohet për kërkimin e lidhjeve më të ngushta me Rusinë, diçka që ajo e mohon kategorikisht, ndërsa akuzon opozitën dhe Perëndimin se kërkojnë të përfshijnë...