Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qeveria e re/ A e dinin ministrat rolin që do të merrnin? Dëshmia: Rama ka qenë shumë hermetik
Tashmë kabineti i qeverisë së re është bërë publik, me një prezantim nga kryeministri Edi Rama të emrave të ministrave të rinj që do të shërbejnë në këtë mandat. Por a ishin ata në dijeni të roleve që morën? Në një lidhje direkte me emisionin Top Story me Grida Dumën, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet, u shpreh se Rama ka qenë hermetik me zbulimin e emrave që do të përfshinte në ekipin e tij qeverisës. “Edi Rama ka vijuar diskutime deri ditën e djeshme përsa i përket kabinetit dhe do të sjell një shembull… Zonja Albana Koçiu e ka marrë vesh vetëm paraditen e sotme propozimin e Ramës që ajo të drejtonte Ministrinë e Brendshme. Rama ka...