Trafikuan 6 ton kokainë në BE/ Burg për vëllezërit Hoxhosmani, bosin e ‘Cinco-s’ dhe për Plarent Dervishajn

Trafikuan 6 ton kokainë në BE/ Burg për vëllezërit Hoxhosmani, bosin e ‘Cinco-s’ dhe për Plarent Dervishajn

të arrestuarit TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, si dhe për Ermir Ndrejajn e Plarent Dervishajn. Të katërt janë të akuzuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi mbi 6 tonë drogë me vlerë rreth 411 milionë euro, nga Amerika Latine drejt Europës. Vëllezërit Hoxhosmani u kapën pas një viti hetimesh, kryesisht pas rrëfimeve nga Erion Alibej, i cili u shpall "i penduar" dhe ka dhënë informacion kundër grupit të organizuar për trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.  Njoftimi i plotë: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë...