Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Studimi tregon: Fëmijëria përcakton marrëdhëniet romantike të të rriturve
Mënyra se si rritemi ka një ndikim të fortë në mënyrën se si ndërtojmë marrëdhënie romantike më vonë. Ekspertët paralajmërojnë se përvojat e fëmijërisë, veçanërisht roli i parakohshëm i “prindit”, mund të krijojnë modele të pabarabarta në martesë. Psikologu Justin DŽ. Lemiller shpjegon se fëmijët që kujdesen për prindërit ose vëllezërit e motrat e tyre, marrin përsipër përgjegjësi të mëdha për moshën e tyre dhe shpesh shtypin emocionet e tyre. “Si rezultat, ata mund të rriten duke besuar se nuk mund të mbështeten te të tjerët, gjë që vështirëson respektimin e nevojave të tyre në marrëdhëniet romantike,” thotë ai për Psychology Today. Sipas terapistes seksuale Dr. Kate Balestrieri, këta “partnerë prindërorë” shpesh mbajnë barrën e përgjegjësive të shtëpisë dhe i trajtojnë partnerët si fëmijë, duke...