‘Diella’ bëhet lajm botëror/ Shqipëria bën histori: Vendi i parë në botë me një ministre virtuale

‘Diella’ bëhet lajm botëror/ Shqipëria bën histori: Vendi i parë në botë me një ministre virtuale

edi rama-diella TIRANË- Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministre të krijuar nga inteligjenca artificiale — jo një ministre për AI, por një ministre virtuale e përbërë nga kode dhe e fuqizuar nga inteligjenca artificiale, shkruan POLITICO. Emri i saj është Diella, që në shqip do të thotë rreze dielli, dhe ajo do të jetë përgjegjëse për të gjitha prokurimet publike, tha kryeministri Edi Rama të enjten. Gjatë verës, Rama kishte hedhur idenë se një ditë vendi mund të kishte një ministre digjitale e madje edhe një kryeministër të inteligjencës artificiale, por pak menduan se ajo ditë do të vinte kaq shpejt. Në asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë të enjten, ku Rama shpalli cilët ministra do të largoheshin dhe cilët...