Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bllokimi i domateve në Kroaci frikëson eksportuesit e Beratit/ Ndalohet tregtia pas arrestimeve
Arrestimi i tre personave pas bllokimit të 8 ton domateve në Kroaci me përmbajtje të lartë të pesticideve ka shkaktuar shqetësim tek eksportuesit në Kutalli e Goriçan të Beratit, të cilët kanë vendosur të ndalojnë përkohësisht tregtinë. Ata kërkojnë ngritjen e laboratorëve shtetërorë për kontrollet e produkteve dhe të ulen tarifat e analizave në pikat e grumbullimit. *** Arrestimi një ditë më parë i Mariglen Qorrit, eksportuesit të perimeve i akuzuar për pesticide mbi normën, ka nxitur frikën e fermerëve dhe grumbulluesve në fshatrat Kutalli e Goriçan në Berat. Të shqetësuar se mund të kenë të njëjtin fat, disa eksportues vendosën të ndalojnë përkohësisht eksportin e prodhimeve bujqësore. Njëri prej tyre, Tiljano Hasko, tregon se në magazinat e tyre vijnë çdo ditë mbi 50-60 fermerë...