Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Reagon ashpër Gjin Gjoni: Rama na urren, nuk emëroi asnjë ministër nga Veriu
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar ashpër ndaj përbërjes së re të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Sipas Gjonit, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, katër qarqe nga veriu, Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi, nuk përfaqësohen në qeveri, ndërkohë që, sipas tij, në kabinet janë përfshirë “përfaqësues të karteleve të drogës”. “Rama futi në qeveri përfaqësues të bandave por asnjë përfaqësues të 4 qarqeve të veriut. Si kurrë më parë në historinë e Shtetit Shqiptar, në një kabinet qeveritar pjesë e të cilit janë dhe përfaqësues të karteleve të drogës nuk do ketë asnjë përfaqësues politik të zgjedhur nga 4 qarqet e veriut. Shkodra me 11 ligjvënës, Lezha me 7 ligjvënës, Dibra me 5 përfaqësues në Parlament dhe Kukësi...