Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama delegon pushtetin real”, gazetari i njohur paralajmëron: Balluku rrezikon të ketë fatin e Veliajt
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, ka analizuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar dhe rolin në rritje të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas Kokës, Balluku është sot figura më e fuqishme brenda qeverisë, ndërsa e përshkroi Ramën si një ‘turist’ në krye të qeverisë, që i ka deleguar pushtetin real Ballukut, e cila sipas tij, është kthyer në garancinë për vendime të rëndësishme të ekzekutivit, shpesh pa përgjegjësi të vërtetë politike. Koka paralajmëron se ‘ligji i pashkruar’ i Edi Ramës, ai që sa më lart ngjitesh, aq më thellë rrëzohesh, mund të përsëritet edhe në rastin e Ballukut, njësoj si me Erion Veliajn. Bledian Koka: Jo se ka ndonjë diferencë mes njërit dhe tjetrës, sepse është fiks kur themi Rama-themi Belinda, dhe...