“SHBA ka sot dy armiq”, Balliu sulmon qeverinë e re: Kabineti i Ramës përfaqëson kartelet e drogës dhe Sorosin, jo..

“SHBA ka sot dy armiq”, Balliu sulmon qeverinë e re: Kabineti i Ramës përfaqëson kartelet e drogës dhe Sorosin, jo..

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj kabinetit të ri qeveritar të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si një përfaqësim të interesave të huaja dhe kriminale, dhe jo të qytetarëve shqiptarë. Në një postim në rrjete sociale, Balliu shkruan:SHBA ka sot dy armiq themelorë: kartelet e drogës dhe George Soros. Të dy këto elementë u mishëruan sot më së miri në kabinetin e ri të Edi Ramës, duke vërtetuar se kjo qeveri nuk është përfaqësuese e Shqipërisë dhe shqiptarëve, por e karteleve dhe Sorosit. Reagimi i tij vjen pas prezantimit të strukturës së re qeveritare nga kryeministri Rama, që ka sjellë diskutime të shumta në opinionin publik dhe politik.