Sarandë – Sistemi “Dual” në kuzhinë, shkolla “Hoteleri-Turizëm” me risi në vitin e ri mësimor

Sarandë – Sistemi “Dual” në kuzhinë, shkolla “Hoteleri-Turizëm” me risi në vitin e ri mësimor

Në vitin e ri mësimor 2025-2026 shkolla “Hoteleri-Turizëm” në Sarandë hyn me disa risi. Një prej tyre është futja për herë të parë e sistemit “Dual” në kuzhinë, për nxënësit e vitit të tretë. Drejtoresha e kësaj shkolle, Rudina Selimi, tregon se ky është një hap më tej në rrugën e partneritetit të kësaj shkolle me biznesin vendor, që plotëson kushtet për sistemin “Dual” në kuzhinë. Përmes tij, nxënësit në prag të mbarimit të studimeve, përgatiten përtej teksteve shkollore, nga një mentor profesional që gjendet në këto biznese. “Në partneritet me të gjitha biznese e Sarandës, kanë pranuar të bëjnë sistemin “Dual”, për të krijuar kushtet që nxënësit të zhvillojnë praktikat në bizneset e tyre”, u shpreh Selimi. Ndërkaq shkolla e Sarandës, që mban emrin...