Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Analiza e REL-it: A po bën presidentja Osmani kalkulime për një mandat të dytë?
Deklaratat e presidentes së Kosovës se funksionimi i Kuvendit nuk duhet të mbetet peng i zgjedhjes së nënkryetarit serb janë parë si tejet politike, pa argumentime kushtetuese dhe me tendencë për t’i siguruar vetes edhe një tjetër mandat si udhëheqëse e shtetit. Sa qëndrojnë këto pretendime? Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak muaj në postin më të lartë shtetëror. Të paktën në këtë mandat, pasi që në publik besohet gjerësisht se ajo ka ambicie për të qëndruar më gjatë në këtë pozitë, përmes një mandati të dytë pesëvjeçar. Jo pak njerëz i panë disa deklarata të fundit të saj në drejtim të jetësimit të synimeve për ta mbajtur karrigen e presidentes. Qëndrimi i saj...