Qeveria “Rama 4″/ BIRN: Ministra besnikë dhe ndryshime sa për fasadë

Qeveria “Rama 4″/ BIRN: Ministra besnikë dhe ndryshime sa për fasadë

Prezantimi i kabinetit të ri qeveritar nga Edi Rama nuk ofroi surpriza, por as risi sipas analistëve të politikës, të cilët vlerësojnë se pushteti është i përqendruar në dorën e kryeministrit. Kryeministri Edi Rama shpalli të enjten emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të votohet nga Kuvendi i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke kombinuar disa prej ministrave aktualë me prurjet e reja nga jashtë politikës apo me profil të ulët publik. Ai po ashtu propozoi si kryetar të ri të Kuvendit deputetin e Korçës, Niko Peleshi, si nënkryetare deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu dhe riktheu në krye të Grupit Parlamentar Taulant Ballën, ndërsa një prej ministreve jetëgjata të tij, Ogerta Manastirliun e paracaktoi si kandidate për drejtimin e bashkisë Tiranë,...