Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Dorëheqja e papritur e kryebashkiakut të Vlorës/ Rama: Ermal Dredha u ‘zbut’ më shumë seç duhet
Kryeministri Edi Rama ka komentuar dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha duke u shprehur se u zbut më shumë se sa duhet gjatë kohës që qëndroi jashtë vendit si diplomat. Rama shtoi se drejtorët në qytetin bregdetar, që i konsideroi si pa fe dhe pa atdhe, hipën mbi shpatullat e qeverisë. “Nga gjithë sa pashë, dëgjova dhe kuptova dhe vajtova mbi situatën e qytetit dhe shërbimin e drejtorive qendrore në atë territor. Vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit, dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe, atdhe pa din e iman me mandatin e drejtorit. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë, në kuptimin që qeveria investo për Vlorën, këta shkel me këmbë hipur si pasagjerët e...