Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Cristina Peri Rossi: Rrënjëshkulurit, kush janë ata?
Nga Cristina Peri Rossi Janë burra dhe gra që shpesh i shikon duke ecur rrugëve të qyteteve të mëdha; duken sikur, të dënuar, notojnë në ajër, në një kohë dhe hapësirë tjetër. U mungojnë rrënjët poshtë këmbëve dhe, nganjëherë, u mungojnë edhe këmbët. Nuk u dalin më rrënjë as te flokët, as lastarë të butë që të kapen në ndonjë farë tabani. Janë si ato algat pluskuese nëpër rrymat detare, të cilat ndonjëherë qëndrojnë diku në sipërfaqe, që rastësisht zgjat vetëm një çast. Por menjëherë pluskojnë prapë dhe aty ka njëfarë nostalgjie.Mungesa e rrënjëve u jep atyre një pamje të veçantë, të vagëllimtë; prandaj, kudo ndihen të parehatshëm, askush nuk i fton nëpër festa apo nëpër shtëpi, sepse shihen si të dyshimtë. Është e vërtetë...