Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bie në prangat e policisë 53-vjeçari në Kukës/ Kaloi ilegalisht kufirin me produkte ushqimore, pa faturë
Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë kufitare në Shishtavec. Gjatë kontrollit në kamionçinën e Samir Vuçitërnës efektivët gjetën produkte ushqimore, pa faturë. 53-vjeçari u arrestua për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. Automjeti dhe produktet u sekuestruan si provë materiale. Njoftimi i Policisë: “Shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar në fshatin Pakisht, automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin S. V. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore, pa faturë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. V., 53 vjeç, banues në Rahovec, për veprat...