Operacioni antidrogë në Elbasan/ Gjykata cakton masat e sigurisë për të arrestuarit, 16 prej tyre lihen në burg

Operacioni antidrogë në Elbasan/ Gjykata cakton masat e sigurisë për të arrestuarit, 16 prej tyre lihen në burg

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për 27 të arrestuarit e operacionit në Elbasan. Prej tyre 16 janë lënë në arrest me burg, 7 në arrest shtëpie dhe 4 të tjerë në detyrim paraqitjeje. Sipas policisë, nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan. Gjatë operacioni u sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund,...