Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme
Në 6 bashki të vendit do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale për shkak të largimit të kryebashkiakëve. Vëmendja kryesore do të jetë në Tiranë ku, pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë Erion Veliaj, në garë socialistët do të hedhin Ogerta Manastirliun. E deleguar si një nga tre drejtueset politike të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Manastirliu, dikur vartëse e Edi Ramës në bashki, do të hyjë sërish në fushatë, këtë herë për ta drejtuar vetë institucionin. Ndërkohë zgjedhje do të zhvillohen edhe në Vlorë ku Ermal Dredha dha dorëheqjen vetëm një ditë më parë. I kritikuar shpesh nga kryeministri Rama për drejtimin e bashkisë, ish-diplomati e njoftoi kreun e PS-së pak orë para nisjes së mbledhjes së Asamblesë. Zgjedhje do të zhvillohen gjithashtu...