Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Apeli e la në qeli, Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë
Kyebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurimit. Veliaj kundërshton vendimin e Apelit, që e la në qeli, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. SPAK dërgoi në GJKKO dosjen e Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 16 persona të tjerë të pandehur, si dhe shoqëri apo organizata jo fitimprurëse. Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme renditen 13 akuza për kryetarin e bashkisë së Tiranës, ndërsa edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa ngrihen 12 akuza. Top Channel