FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë. Ceferin: “Futbolli bashkon njerëzit”. Duka: Mbledhja e KE-së në Tiranë, vlerësim për punën

FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë. Ceferin: “Futbolli bashkon njerëzit”. Duka: Mbledhja e KE-së në Tiranë, vlerësim për punën

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me pjesëmarrjen e veçantë të Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Gjithashtu, në ceremoninë hapëse morën pjesë edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljoša Asanović, ambasadori i FSHF-së për këtë event Jahmir Hyka, ish-lojtarë dhe personalitete vendase, djem dhe vajza nga shkollat lokale dhe prindër, duke krijuar një atmosferë festive në “Shtëpinë e Futbollit”. Pas mbërritjes së delegacionit, fëmijët krijuan një korridor mikpritjeje për Presidentin Čeferin dhe Presidentin Duka. Aktiviteti vijoi me një ndeshje futbolli, ku pjesë e ekipeve ishin Presidenti Čeferin, Luís Figo, Aljoša Asanović, trajneri i Kombëtares...