Lind një opozitë e re? Berisha i jep Gazment Bardhit “çelësat” e PD në Kuvend, ja posti që merr Këlliçi

Lind një opozitë e re? Berisha i jep Gazment Bardhit “çelësat” e PD në Kuvend, ja posti që merr Këlliçi

Konstituohet kryesia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kryetari i PD, Sali Berisha rikonfirmoi Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentar. Ndërsa Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti emërohen zv/kryetar të grupit. Sekretare e grupit parlementar do të jetë deputetja Elda Hoti. Ndërsa zëdhënëse të grupit parlamentar, Berisha emëroi Ledina Aliollin.     Gjithashtu, Berisha propozoi zv/kryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj për postin e nënkryetarit të Kuvendit. Sali Berisha:  Ne sot konstituojmë kryesinë e grupit parlamentar. Në konstituimin e kryesisë së grupit parlamentar, është menduar dhe në tërësi është kërkuar që të mos ketë dublikime funksionesh dhe të këtij parimi duhet të mbahemi sepse është i drejtë. Ndaj dhe mendoj se kryetar i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. Gazment Bardhi, në kushte jo të lehta, por jam...