Nuk bëjnë pjesë në qeverinë e re, tetë emrat që “lëshoi” kryeministri Rama

Nuk bëjnë pjesë në qeverinë e re, tetë emrat që “lëshoi” kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në qeverinë e tij të katërt që merr detyrën pas fitores në zgjedhjet e 11 majit. Mes tyre ka edhe emra që nuk do të jenë pjesë e qeverisë “Rama 4”. Kreu i qeverisë propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, e cila deri më tani mbante rolin e ministres së Arsimit. Igli Hasani do të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme, megjithatë do të vijojë të drejtojë një komision në parlament për çështjet që kanë të bëjnë me Europën dhe punët e jashtme. Ulsi Manja gjithashtu nuk do të jetë më ministër i Drejtësisë. Ai u zëvendësua nga Besfort Lamallari. Megjithatë Rama tha se atij do t’i besohet Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike....