Rama prezantoi qeverinë, Berisha: Sot, ditë zie

Rama prezantoi qeverinë, Berisha: Sot, ditë zie

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, deklaroi se Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste “u tha shqiptarëve mesazhet më të zeza”. “Sot ishte një ditë zie e vërtetë për shqiptarët. Sot, kreu i narkoshtetit, në një fjalim që tani përveç Maduros, nuk e mban kush aq të gjatë, u tha shqiptarëve mesazhet më të zeza. Së pari, ai përfundimisht në fushën më të rëndësishme të çdo vendi, që është fusha e sigurisë, i vuri kryq NATO-s dhe nuk përmendi njëherë të vetme Aleancën e Atlantikut të Veriut. Dhe kjo nuk është pa qëllim. Së pari, të marrim regjistrat. Nuk ka vendosur detyrimin 2 përqindësh siç e kërkon buxheti. Ka mashtruar NATO-n, ka mashtruar SHBA-në. Por, ky ka hall tjetër....