Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët
Teksa ka ende rrugë në Durrës nën pushtetin e ujit, për shkak të bllokimit të pusetave dhe mosmirëmbajtjes së rrjetit, një autobus i linjës urbane Durrës-Plazh ka rrezikuar të marrë flakë në ecje duke vënë në rrezik dhe jetën e shumë prej udhëtarëve që ndodheshin ne të. Një defekt në sistemin e frenimit dhe tymi janë konstatuar shpejt dhe drejtuesi i mjetit ka ndaluar, raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës të qytetit i ka dhënë fund përhapjes së flakëve. Autobusi ndodhej pranë stacionit të trenit kur u konstatua tymi dhe mëbpas zjarri. Top Channel