Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha zgjedh kryetarin e ri të Grupit Parlamentar të PD
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së. “Propozoj kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Udhëhoqi grupin në kushte shumë të vështira. Me drejtimin e tij do të njohë performancë të re gjatë kohëve që vijnë. Dhe nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj. Nënkryetar të grupit parlamentar Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Dy të rinj me formim dhe kontribut politik. Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer edhe si deputete edhe si sekretare. Dhe zëdhënëse Ledina Ajodhi. Sot konstituojmë grupin dhe nesër dhe pasnesër caktojmë përfaqësuesit tanë në Komisionet Parlamentare. I uroj suksese Kryesisë së re. Së bashku do caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione”, tha Berisha.