Manastirliu kandidate e PS për Tiranën, Berisha: Korbë e korrupsionit, meriton burg përjetë

Manastirliu kandidate e PS për Tiranën, Berisha: Korbë e korrupsionit, meriton burg përjetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi emërimin e Ogerta Manastirliut si kandidate për Bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt. Ai e quajti Manastirliun “korbë e korrupsionit” dhe tha se veprimet e saj gjatë pandemisë ishin të papranueshme, duke përmendur 22 mijë viktima dhe 500 milionë euro fonde të avulluara. “Një personazh, që nuk po ia them emrin, para 40 vitesh, u thoshte të tjerëve që unë dhe Enveri këtë nuk e dimë.Edhe ky i thoshte deleve që ndodh kjo e kjo, shprehte dhembshuri për Erion Veliajn. Njëherë në radhë të parë duhet ta përgëzoj degën e Tiranës dhe Belind Këlliçin që për 46 javë nuk iu ndanë atij hajduti, ndër më të poshtrit që ka Shqipëria dhe që e ka emrin Erion...