Nga Hollywoodi në Kosovë, aktori i famshëm do të xhirojë në Prishtinë

Nga Hollywoodi në Kosovë, aktori i famshëm do të xhirojë në Prishtinë

Aktori hollivudian Louis Mandylor, i cili fitoi famë botërore me filmat kult si “My Big Fat Greek Wedding” dhe “The Quest”, ka vizituar së fundmi Kosovën. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, priti aktorin në zyrën e tij dhe tha se ai nuk po vjen vetëm si mysafir, por si krijues që po sjell magjinë e kinemasë. Louis Mandylor ka zgjedhur Prishtinën për të xhiruar filmin e tij të ri, duke e kthyer qytetin në skenë ndërkombëtare arti dhe kulture. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se, lajmi i mirë është se ekipi i Louis-it po shqyrton mundësinë të investojë edhe në hapjen e një studioje filmike në Kosovë, një hap që do ta shndërrojë kryeqytetin kosovar në një qendër të artit dhe filmit...