Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Dashnori”, tregim nga Mehmet Elezi
Nga Mehmet Elezi Drejtori mbylli telefonin dhe kërkoi një kafe të shkurtë. Doni të dini për Dogjanin? Atëherë nuk isha drejtor televizioni, isha kandidat për t’u bërë kurrkush. Kisha fjetur në këmbë si kuajt, në grunishtë. Kisha fjetur në shkollë, duke bashkuar dy banka nxënësish. Kisha fjetur, ç’rëndësi ka, më në fund më gjetën një strehë në pjesën e mbrapme të vatrës së kulturës. Një si kthinë a aneks, mbushur me gjithfarë rrangallash, një daulle e shqyer, do perde të mbledhura duq, një zgjedhë, ç’dreqin donte zgjedha aty?, veshje popullore të brejtura prej tenjës, gazeta të zverdhura palë, mbytur në pluhur. Kryesorja, aty ishte një dritare e madhe, hynte dritë dielli sa të duash. Do dërrasa e listela të kalakryquara, që mbyllnin dritaren, i zhgojova,...