Burimi: 
								Lajme.al
								
							
                                    Foto © Lajme.al                                
                            Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë
                            Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se Niko Peleshi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit, ndërsa Klodiana Spahiu nënkryetare. Rama gjithashtu deklaroi se Taulant Balla do të udhëheqë Grupin e ri Parlamentar të PS-së. “Sa i përket drejtimit të grupit të ri parlamentar, ka shumë pak për t’u menduar. Për eksperiencën e gjatë, Taulant Balla është deputeti i duhur”, theksoi Rama.