Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Lufta kundër varfërisë nuk duhet të ndalet
Nga Akinwumi A. Adesina dhe Ilan Goldfajn*Përballë ngadalësimit të ekonomisë globale dhe rritjes së borxheve, shumë qeveri të vendeve në zhvillim mund të tundohen të shkurtojnë programet kundër varfërisë. Një gjë e tillë do të ishte një gabim fatal. Lufta kundër varfërisë nuk është vetëm një detyrim moral; ajo është gjithashtu thelbësore për stabilitetin ekonomik, parandalimin e konflikteve dhe zhvillimin afatgjatë.Studime të fundit mbështesin argumentin ekonomik për uljen e varfërisë, duke treguar se një ulje me dhjetë pikë përqindje e normës së varfërisë mund të ndikojë në deri 1.2% më shumë rritje ekonomike për frymë çdo vit. Për vende si Republika Demokratike e Kongos (RDK) dhe Paraguaji, kjo do të thotë një rritje prej 25% ose më shumë të të ardhurave për frymë çdo vit.Përvoja...