Asambleja, si tava me kokën e Veliajt

Asambleja, si tava me kokën e Veliajt

Nga Luçiano Boçi Koka e prerë e Erion Veliajt u transferua nga SPAK tek asambleja e PS-së. Mbartësi i tavës vetë Rama. Një rakordim perfekt si shortet e dosjeve ndaj opozitës që i bien në dorë vetëm Irena Gjokës. Kush mendon sot se Drejtësia nuk komandohet deti në detaje banale nga PS, ose nuk kupton, ose është i marrë. Lotët “e dhimbjes” të kandidates për kokën e Erionit shpërthyen si betimet “për kokën e mamit” “Unë do e drejtoj më mirë se koka e Erionit bashkinë” – duket sikur thoshin. Entuziazmi i Ramës për kokën e Erionit ishte i dukshëm, i mbuluar me pompozitet dhe njeherazi i shoqëruar me jargët e servilëve për timonierin “e fortë’ që kanë në krie. Tek e fundit koka e...